anketa2

Ja nga çfarë motivohen më tepër njerëzit (anketë)

Dëshirojmë t’ju prezantojmë në këtë artikull me rezultatet e një ankete të zhvilluar gjatë muajve shkurt-mars të vitit 2012, në website-in tonë. Qëllimi i anketës ishte të zbulonte faktorin që ndikonte më shumë tek njerëzit për t’i motivuar ata të punojnë me kënaqësi. Gjithsej morën pjesë 100 persona, nga të cilët 50 meshkuj dhe 50 femra. Gjithashtu ne i kemi ndarë të anketuarit në kategoritë e mëposhtme dhe ju mund të shihni vetë se sa individë i përkasin secilës kategori:IF

Atyre i janë listuar 5 faktorë motivues dhe janë pyetur të zgjedhin faktorin më të rëndësishëm për ta, që do t’i motivonte të punonin me më shumë kënaqësi. Faktorët ishin: “Puna interesante siç e dëshironi”, “Pagesa shumë e mirë”, “Mundësi për karrierë të sigurtë”, “Kolegë dhe drejtues të sjellshëm”, “Orari fleksibël dhe tolerancë mungesash”.

Në anketë janë pranuar edhe përgjigjet e studentëve apo të papunëve të tjerë aktualisht, sepse gjithsesi mund të kuptojmë shumë edhe nga përgjigjet e tyre. Sigurisht që ne kemi bërë edhe analizimin e përgjigjeve sipas kategorive dhe gjinive, por këto analiza nuk janë subjekt i këtij artikulli.

Më poshtë janë përgjigjet e të anketuarve:

anketa2

Siç mund ta shihni, vihet re një numër i madh njerëzish që kanë zgjedhur “punën interesante” si faktorin kryesor, ndërsa “karriera e sigurt” (që është zgjedhur në një masë të madhe nga studentët) zë vendin e dytë. Më pak të rëndësishme duket se janë “pagesa shumë e mirë” dhe “kolegët e sjellshëm”, ndërsa me rëndësi minimale “orari fleksibël”.

A mendoni se rezultatet e mësipërme janë reale? Po për ju cili është faktori më i rëndësishëm?

 

4 mendime mbi “Ja nga çfarë motivohen më tepër njerëzit (anketë)

  1. Motivi i pare per pune edhe per mu eshte nje pune interesante ashtu si dua. Sepse nese je i knaqure me punen qe bene ather je edhe ma efektiv dhe si rezultat i kesaj je ma efikas ne kryerjen e detyrave te punes ,dhe pa dyshim nje dite kjo do te vrehet edhe nga eproret te cilet do te ndikojne ne rritjen e pages.

  2. po esht vertet e bazuar fakti qe kerkohet nje pune interesante por renditja me e sakte (per mendimin tim)eshte nje pune qe te jep mundesi te mira per te bere kariere,pagese e mire,dhe pune interesante, sepse interesante sado shume ajo qofte esht vetem per nje jave dy maximumi,pastaj esht pune dhe je ti vete qe mund ta besh interesante,nqs punon me deshire per te ber ate qe po ben,sa per koleget mardheniet qe ti do kesh eshte ajo mardhenie qe ti vete ke per te krijuar……..

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s