ups

7 arsye se pse disa sipërmarrës pengohen rrugës

Askush nuk ka thënë që të jesh një sipërmarrës është e thjeshtë. Të krijosh një biznes dhe një karrierë tënden është e vështirë dhe për të patur sukses në këtë lloj jete duhet të kesh disa tipare të veçanta. Përgjithësisht, sipërmarrësit që njoh janë njerëz inteligjentë. Ata janë punëtorë dhe zakonisht ndër më të mirët e fushës së tyre. Megjithatë, shpesh i kam parë këta njerëz të zgjuar të kalojnë nga kopështi me lule që shijojnë në vendin e tyre të punës, tek një luftë për mbijetesë si pronarë biznesi.

Ka disa arsye se përse disa sipërmarrës kanë sukses, ndërsa të tjerë ndalen. Më poshtë po japim shtatë arsye kryesore se përse disa sipërmarrës dështojnë të marrin maksimumin nga potenciali i tyre.

1. Ata nuk kanë pasionin e duhur për të drejtuar një biznes.

Pasioni si rregull është diçka që sipërmarrësit e kanë me shumicë, por megjithatë jo të gjithë e kanë në të gjithë aspektet e duhura. Shpesh, ata mund të kenë pasion të çmendur për produktin e tyre, shërbimin apo teknologjinë, por kjo nuk do të thotë që kanë pasion edhe për të drejtuar një kompani. Menaxhimi i një biznesi nuk ka të bëjë vetëm me zhvillimin e një produkti. Kompania ka nevojë për shitje, marrëdhënie me klientët/investitorët/furnitorët, menaxhimin e punonjësve, etj.

2. Tregohen më të mirë sesa duhet.

Mirësia është një karakteristikë e mrekullueshme dhe duhet shumë në biznes ditët e sotme. Megjithatë, një nevojë e përhershme për t’i bërë qejfin të tjerëve mund të shndërrohet në pikën e dobët të një sipërmarrësi. Njerëzit me këtë tendencë mund të sakrifikojnë nga vetja e tyre, kohë e mund, për të mos bezdisur shumë të tjerët. Shkurt, është e vështirë të arrish qëllimet e tua nëse qëndron vazhdimisht i përqëndruar se si të lumturosh të tjerët.

3. Nuk mund të punojnë pa një manual.

Kur je duke drejtuar biznesin tënd, je ti që i merr vendimet përfundimtare. Ky mund të jetë një bekim ose një mallkim. Për të mbijetuar duhet të mësohesh të lundrosh nëpër ujëra të pa eksploruara. Duhet të jesh i sigurt në vendim-marrje të shpejta dhe drejtimin e timonit nga krahu i duhur, pa patur një manual përdorimi. Nëse kjo nuk është një pikë e fortë jotja, duhet të mësohesh sa më shpejt me këtë.

4. Frika nga dështimi.

Nëse frikësohesh nga dështimi, me shumë mundësi je duke bërë biznes pa rrezikuar. Frika nga dështimi është ndër forcat më të mëdha që i ndalon njerëzit për të arritur potencialin e tyre. Në je në këtë kategori, atëhere ke mësuar se është më e thjeshtë të ruash status quo-në sesa të fillosh të marrësh hapa për ta ndryshuar atë. Por për sipërmarrësit e suksesshëm, dështimi është vetëm një formalitet gjatë rrugës së tyre. Në biznes, ashtu si në jetë, shumë mësime të vlefshme nxirren nga çdo dështim. Gjithashtu duhet patur parasysh që dështimi në një biznes nuk ka lidhje me përfundimin e karrierës së një sipërmarrësi. Nëse ndjehesh nervoz mbi atë se çfarë mund të ndodhi, mendo për të gjithë mundësitë prej të cilave heq dorë nëse nuk provon. Përpjekja (pavarësisht përfundimit) është hapi i parë drejt suksesit.

5. Mbingarkohen me punë.

Me zhvillimet e sotme dixhitale, është më e thjeshtë se kurrë që të humbet kontrolli nga axhenda dhe qëllimet e rëndësishme. Ne bombardohemi me emaile, facebook, telefonata, etj. – e të gjitha këto presin përgjigje në kohë reale. Në këtë mjedis, një njeri mund të bëjë shumë gjëra, por përfundon shumë pak punë. Sipërmarrësit e vërtetë dinë se si të qëndrojnë të përqëndruar në prioritetet e tyre. Ata kuptojnë se si të menaxhojnë dhe të drejtojnë kohën e tyre, jo duke u marrë me çdo njoftim që të del përpara.

6. Nuk mund të kalojnë zhgenjimet e përkohshme.

Kur e merr me shumë pasion atë që bën, është e vështirë që të mos i marrësh refuzimet në mënyrë përsonale. Dhe sipërmarrësit marrin lajme të këqija me shumicë… refuzim nga investitorët, refuzim nga blerësit, shitje të pa realizuara, apo publicitet negativ në media. Shpenzimi i kohës duke u trishtuar nga këto situata, nuk janë gjë tjetër vetëm humbje e asaj kohe. Për të patur sukes si sipërmarrës, duhet të mësosh të marrësh çdo refuzim si një mundësi për të mësuar dhe për të kuptuar se nuk janë njëzetë “JO”, por një “PO”, ajo që ka vërtetë rëndësi.

7. Kujdesen më tepër për produktin sesa për klientët.

Mos e keqkuptoni, është shumë e rëndësishmë të kesh pasion për çfarëdo produkti apo shërbimi që kompania ofron. Megjithatë, një biznes i suksesshëm është më tepër i apasionuar në zgjidhjen e nevojave të klientëve. Që t’ia dalësh si një sipërmarrës, të duhet të përqëndrohesh tëk klientët… çfarë kërkojnë ata, si mund të ndihmohen, dhe si mund të diferencohesh nga kompanitë e tjera.

E fundit por jo më pak e rëndësishmja për t’u thënë: Të qënit një sipërmarrës nuk është e thjeshtë. Duhet të jesh tepër i fuqishëm në atë që merr përsipër të bësh dhe njëkohësisht të arrish të shijosh rrugëtimin (si në ngjitje edhe në zbritje).

Marrë nga Mashable.com

3 mendime mbi “7 arsye se pse disa sipërmarrës pengohen rrugës

  1. sepse nje sipermares ka thon te krijosh nje biznes apo per nje karijeren tende po eshe e veshtir the per te patur nje sukses per karijeren tende ne kete lloj jete……….

  2. askush nuk ka thon qe te jesh nje siper mares esht e thjesht te krijojsh nje biznesz the karijeren tende eshte e veshtir the per te patur sukses ne kete llij jete duhesh te kesh edhe disa tipara te veqanta??.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s