foto miks

Edhe më të suksesshmit dështojnë!

Nuk ekzistojnë personat që kanë arritur suksesin në mënyrë të thjeshtë, pa gabuar apo pa u zhgënjyer gjatë rrugës. Yjet që në një moment të jetës së tyre kanë dështuar i gjejmë në të gjitha fushat, si muzika, sporti, shkenca, etj. Më poshtë po tregojmë shkurtimisht historitë e disa prej tyre:

Michael Jordan – Në gjimnaz, ai u përjashtua nga ekipi i basketbollit të shkollës. Shkoi në shtëpi, u mbyll në dhomën e tij dhe qau.

The Beatles – Nuk u pranuan nga studiot e Decca Recording, të cilët thanë se “Nuk na pëlqen muzika e tyre. Ata nuk kanë të ardhme në biznesin e muzikës.”

Eminem – Ka braktisur shkollën e mesme dhe përpëlitjet e tij mes drogës dhe varfërisë, arritën kulmin kur ai tentoi të vetëvritej.

Steve Jobs – Në moshën 30 vjeçare, ai mbeti në gjëndje të shkatërruar dhe depresive, kur u përjashtua nga kompania që vetë ai kishte themeluar.

Walt Disney – U pushua nga puna në një gazetë për motivin se “i mungonte imagjinata” dhe se “nuk kishte ide origjinale”.

Oprah Winfrey – U hoq nga puna e saj si folëse lajmesh sepse “nuk ishte elegante sa duhej për TV”.

Albert Einstein – Nuk arriti të flasë deri në moshën 4 vjeçare dhe mësuesit e tij thonin se nuk kishte për të ecur shumë përpara.

Nëse nuk gabon dhe nëse nuk dështon, domethënë që nuk ke provuar të bësh asgjë të vështirë. Sa më të vështira gjërat që bën, aq më pranë është suksesi. E sa më të thjeshta gjërat që bën, aq më i largët është suksesi.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s