mobilePhone_2414866b

Të bësh biznes nëpërmjet telefonit

Kur nuk keni mundësi për të takuar një person, ju sigurisht shfrytëzoni rrugët e tjera të komunikimit. Prandaj përdorni këshillat apo rregullat e mëposhtme për të ndërtuar marrëdhënie dhe komunikim të mirë dhe të qartë edhe përmes bisedave telefonike.

Në rrugën e biznesit nuk është i rrallë vlerësimi se nuk ka aftësi më të rëndësishme për suksesin e një biznesi se sa aftësia për të ndërtuar marrëdhënie të mira qoftë edhe gjatë një bisede telefonike. Nëse nuk mund t’i shtrëngoni duart me dikë apo ta shikoni në sy, duhet të jeni të aftë që të komunikoni dhe ta bindni atë për besueshmërinë dhe seriozitetin e punës.

Shumë njerëz në biznese nuk kanë asnjë ide se si tingëllojnë gjatë një bisede telefonike. Për fat të keq, ata mund të tingëllojnë si idiotë apo si një robot, duke folur shpejt, pa ndërlidhje logjike dhe pa një intonacion që tingëllon ‘zyrtar’. Është humbje e madhe për biznesin nëse njërzit nuk i përdorin shkathtësitë komunikuese dhe të zgjedhin fjalët në mënyrë aktive për të krijuar një lidhje të mirë me personin e anës tjetër të linjës.

Për të parë nëse jeni duke u sjellur bezdisshëm, regjistroni disa biseda dhe kontrolloni më pas. Kontrolloni nëse keni thënë “uh…” në mesin e çdo fjalie! Shembulli më i mrekullueshëm është nëse ju jëni shprehur në fund falënderues dhe jeni përshëndetur më mirësjellje. Kur pauzoni pak para se të përgjigjeni, personi tjetër e kupton që ju e keni dëgjuar me vëmendje. Nëse, ndodh e kundërta që ju të kërceni menjëherë më reagimin tuaj, bashkëbiseduesi lehtë mund të tërhiqet duke aluduar në mungesë serioziteti në punë apo profesionalizmi.

Asnjëherë mos bëni biseda telefonike për biznes pa e ditur saktësisht se për çfarë jeni duke u marrë vesh konkretisht. Duhet pasur parasysh se shumë barriera shmangen kur takoheni personalisht, por shumë të tjera krijohen nëse e kryeni një punë përmes telefoni. Kur jeni përballë me bashkëbiseduesin, ju e keni vëmendjen e plotë ndaj tij, për dallim nga kontaktet me email, telefon apo kanal tjetër komunikimi.

Shumica e punëve edhe në biznes sot kryhen përmes telefonit. Por, duhet pasur kujdes që gjatë një bisede telefonike me personin tjetër përqëndrohuni dhe dëgjoni çfarë thotë ai. Sepse, shumica e njerëzve nuk mund ta dëgjojnë se çfarë është duke thënë personi tjetër.

Gjatë komunikimit me telefon është shumë e vështirë për ta kapur nuancën e bisedës, prandaj kërkohet përqëndrim shumëfish më i shtuar. Sidomos për faktin që mund të jeni të shpërqëndruar nga vulgu i punës dhe duhet të përgjigjeni në një bisedë telefonike me një klient, partner apo palë tjetër relevante në biznes./profit.al/

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s