marketing

Disa ide të pakushtueshme marketingu për bizneset e vogla

Për shkak të kapitalit të paktët si monetar edhe në burime njerëzore, bizneset e vogla duhet të tregohen të zgjuara dhe strategjike në përpjekjet e tyre për të krijuar një marketing efektiv.

Kemi parasysh këtu që marketingu dhe reklamat janë një ndër zërat kryesorë në shpenzimet e një biznesi. Por jo vetëm që këto shpenzime janë më të kushtueshmet, por janë edhe më të rëndësishmit. Kthimi i investimit mund të vonojë ose të dështojë tek një biznes që nuk hedh hapat e duhura në marketing. Tek bizneset e vogla, nuk është e domosdoshme të shpenzohen para pa fund për një proces të tillë, por gjithsesi duke i kushtuar rëndësi disa detajeve të rëndësishme, mund të arrihet një marketing i suksesshëm me buxhet minimal, për të përmirësuar imazhin e kompanisë.

Me këto në mendje, më poshtë po tregoj pesë mënyra se si mund të arrihet një marketing i mirë, duke shpenzuar vetëm disa para xhepi:

  1. Kartvizitat e biznesit. Vetëm sepse një biznes është i vogël nuk do të thotë që të mos ketë një imazh të fuqishëm. Pavarësisht industrisë së kompanisë tuaj, kartvizitat e biznesit duhet të reflektojnë gjithmonë profesionalizmin, stilin dhe mbi të gjitha të projektojnë suksesin e biznesit tuaj. Zgjidhini kartvizitat me zgjuarsi. Merrni në konsideratë llojin e letrës, logon, ngjyrat dhe përmasat. Për shembull, mund të vendosni për një kartvizitë dy anëshe, në të cilën nga njëra anë shkruhen informacionet e kontaktit dhe nga tjetra detaje mbi produktet apo një minihartë të biznesit tuaj. Mundësitë e zgjedhjeve dhe alternativave janë të pafundme.
  2. Firmosja e emaileve. Si një nga format më të përdorshme dhe të preferuara të komunikimit, njerëzit dërgojnë me dhjetra të tillë çdo javë dhe deri në qindra në muaj. Për më tepër emailet që ne dërgojmë shpesh kalohen (forward) tek persona të tjerë. Prandaj, është një ide shumë e mirë që të shtoni një “signature” standarde në fund të emaileve që dërgoni në mënyrë që ju dhe biznesi juaj të ekspozoheni më shumë. E mira është që të përfshini në të emrin tuaj, biznesin dhe/apo website-in e biznesit tuaj, ndonjë numër telefoni, sllogan apo sllogan. Nëse nuk keni një tashmë, futuni në llogarinë tuaj, shkoni në opsionet/preferencat/rregullimet dhe ndryshoni “Signature”. Kaq, është e thjeshtë.
  3. Rrjetet sociale. Gjatë përpjekjeve tuaja për ta bërë biznesin tuaj të njohur, nuk duhet harruar përdorimi i rrjeteve sociale si Facebook, Twitter, Linkedin, Google+, etj. Në këto faqe ju mund të publikoni gjithçka, që prej eventeve speciale, ofertat, shitjet, apo llojet e produkteve dhe shërbimeve. Më së shumti mund të komunikoni me klientët tuaj eksistues, por edhe potencialë të ardhshëm. Gjithashtu, edhe gjetja e bashkëpunëtorëve ndër rradhët e biznesmenëve të tjerë është një mundësi e mirë që ofrojnë këto rrjete.
  4. Bisedat me njerëzit. Si lidhet kjo me marketingun efektiv? E thjeshtë. Sepse fjala e gojës është një ndër format më të mira të publicitetit. Kur një klient kënaqet nga shërbimi juaj, ai do t’u thotë miqve, familjes, etj. Edhe këta të fundit do të bëjnë të njëjtën gjë e në vazhdim. Pra, edhe ju mund të flisni me të tjerët për biznesin tuaj, seriozitetin dhe cilësinë e tij. Një klient i pakënaqur e shpërndan shumëfish eksperiencën e tij të keqe me të tjerët, kështu që kujdes nga gabimet me klientët.
  5. Blogu. Një i tillë mund t’i japë një biznesi të vogël mundësi të shumëfishta. Përmes një blogu bizneset mund të promovojnë produkte të reja, të ndajnë eksperiencat e mira të klientëve, të publikojnë fotografi, të organizojnë konkurse të ndryshme, apo të shkruajnë artikuj me interes rreth industrisë apo produkteve të tyre. Për më tepër, blogjet janë të pakushtueshme për t’u zotëruar dhe për t’u mirëmbajtur. Që frytet e një blogu të tillë të duken, sigurohuni që ta përditësoni vazhdimisht. Nëse ende nuk keni një blog për biznesin tuaj, mund të hapni falas një të tillë. WordPress.com dhe Blogger.com janë ndër platformat më të mira që ofrojnë një shërbim të tillë.

Mbani në mendje këto këshilla, por mos u limitoni vetëm tek to. Për një biznes të vogël që kërkon të realizojë një marketing të mirë, janë shumë të rëndësishme të gjitha detajet. Pra, mendoni për mjete të tjera dhe për taktika të tilla të pakushtueshme, por që e ndihmojnë biznesin tuaj më shumë nga çdo e kishit menduar.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s