jenn.housen

Çfarë mund të mësojnë meshkujt nga femrat rreth planifikimit strategjik?

Nga Jenn Houser – Para disa ditësh, takova Benin, i cili ka qenë duke punuar për 10 muaj rreth idesë së tij të parë për të ngritur një biznes. I kërkova të më përmblidhte në dy minuta idenë e tij. Beni shpenzoi në fakt dhjetë minuta duke më treguar gjithçka rreth produktit të tij, me një pasion të paparë. Më pas i drejtova disa pyetje rreth modelit të biznesit, konkurrentët, nevojat e klientëve dhe planin e marketingut. Por ai nuk mundi t’i përgjigjej asnjërës prej atyre pyetjeve dhe vazhdoi të fliste akoma më tepër rreth produktit të tij. Pastaj e pyeta nëse ka një plan biznesi. Më tha që jo, por do ta bënte sapo të ishte gati për të gjetur financime. E pyeta se si ai i merrte vendimet pa patur një plan biznesi. Fytyra e tij shkëlqeu dhe më tregoi të gjitha gjërat që do t’i shtonte produktit në vazhdim.

Më në fund, Beni më pyeti se çfarë mendoja për idenë e tij. Me mirësjellje, iu përgjigja se mendoja që ai ishte duke e planifikuar kompaninë e tij duke përdorur stereotipin mashkullor të të bërit të gjërave. Duke mos ndaluar kurrë për t’u orientuar apo për t’u siguruar që po ecën në drejtimin e duhur. I thashë që ai duhej të planifikonte si një femër.

Ja se çfarë kisha parasysh me këtë, nga e cila dalin në pah edhe pikat e forta të një femre që planifikon, krahasuar me një mashkull:

Hartoni një plan përpara se të filloni. Nëse po planifikoni një biznes, ju duhet një plan biznesi, të cilin duhet ta keni të shkruar. Jo, nuk është e nevojshme të shkruani 40 faqe në word të cilat askush nuk ka për t’i lexuar kurrë. Megjithatë, duhet të krijoni rreth 15 slide në PowerPoint që të mbulojnë të gjithë elementët kyç të një biznesi, përfshirë një rrugë të qartë rreth mënyrës se si do të ndërtohet ai në vitet e para të jetës. Ky duhet të jetë hapi i parë për të nisur një biznes të suksesshëm dhe të qëndrueshëm.

Pranoni gjërat që nuk i dini. Askush nuk i di të gjitha që duhet për të nisur dhe drejtuar një biznes. E rëndësishme është që të kuptoni se çfarë dini tashmë, se çfarë nuk dini dhe se si do të mbushni këto të fundit. Për shembull, nëse ju duhet ndihmë për të hartuar një plan biznesi, flisni me ata që e kanë bërë para jush. Do të kurseni shumë kohë dhe do të keni mundësi të shmangni disa hapa të gabuara të shpeshta. Ose, duke hartuar planin tuaj mund të kuptoni që biznesi ka nevojë për të përdorur marketingun konsumator, rreth të cilit ju nuk mund të vini dorën në zjarr për asgjë. Planifikoni pra që të gjeni një partner për t’u marrë me këtë pjesë. Dhe nëse nuk jeni të sigurt se cili segment i konsumatorëve do të blejë produktet tuaja, flisni me dikë që ka shitur diçka të ngjashme më parë se ju.

Kërkoni ndihmë gjatë rrugës. Pasi ta keni gati planin, duhet të flisni me të tjerët për të marrë një feedback, mendimet e tyre. Njerëzit me të cilët mund të flisni rreth kësaj janë investitorë në kompani të ngjashme, ata që e njohin mirë industrinë dhe klientët. Ka shumë mundësi që të dëgjoni fjalë të mira, por sigurohuni që t’i kushtoni vëmendje kritikave negative të tyre dhe t’i pyesni për ndonjë zgjidhje të mundshme. Kjo është një mënyrë e mirë për të gjetur bashkëpunëtorë, investitorë, partnerë dhe më shumë. Shumë prej tyre do të të japin një përgjigje që do t’ju ndihmojë të shkoni aty ku dëshironi.

Jini të gatshëm të ndryshoni mendjen. Kur merrni feedback, mos nguroni për ta ndryshuar planin fillestar. Mos u shqetësoni, sepse kjo është normale dhe në çdo fillim plani ndryshon disa herë. Ka rëndësi të madhe që ta vlerësoni informacionin e marrë sa më saktë dhe të bëni ndryshimet e duhura. Mos bini pre e çdo ideje që për një çast mund t’ju duket interesante dhe thoni “jo” ose “jo tani” për disa nga këshillat që merrni. Është e rëndësishme të keni planin e duhur dhe të keni mundësi për ta përmirësuar deri në atë pikë sa t’ju mundësojë arritjen e qëllimeve të biznesit.

Jennifer House është një sipërmarrëse e shumëfishtë dhe një konsulente për nisjet e bizneseve. Ajo ka themeluar pesë kompani dhe ka mbledhur më shumë se 40 milionë USD nga investitorët që ka gjetur. Krijimi i saj i fundit, Motionbox, u ble nga HP në vitin 2010.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s