zhvillimi

Trajnimi dhe zhvillimi në organizata

Burimet njerëzore janë një pjesë e rëndësishme e përmbajtjes së kësaj faqeje për shkak të ndikimit të madh që ato kanë nëpër organizata dhe sidomos në kompanitë shqiptare, ku shumë pak bëhet për zhvillimin e tyre. Në vazhdim, do të shkruaj rreth trajnimit dhe zhvillimit të burimeve njerëzore. Edhe pse trajnimi përmendet shpesh në një kuptim të njejtë si zhvillimi, këto terma nuk janë sinonime të njera-tjetrës. Trajnimi i punonjësve përqëndrohet në mësimin e taktikave specifike  ose në dhënien e ndihmës për të korrigjuar problemet e në performancën e tyre.

Për shembull, makineri të reja mund të kërkojnë punonjës me njohuri rreth mënyrës së duhur të përdorimit të tyre dhe punonjësit aktual duhet të mësojnë se si ta përdorin. Në këtë rast kemi të bëjmë me proces trajnimi. Ndërsa zhvillimi i punonjësve do të thotë t’i pajisësh ata me aftësitë për të cilat organizata do të ketë nevojë në të ardhmen.

Trajnimi përqëndrohet vetëm në detyrën aktuale, ndërsa zhvillimi jo vetëm në aktualen por edhe në detyrat që punonjësi mund të ketë në të ardhmen. Trajnimi bëhet për individët në mënyrë individuale sipas nevojave të secilit, ndërsa zhvillimi është një proces që i përket të gjithë organizatës apo grupeve të punës brenda saj. Nga kjo kuptojmë edhe që trajnimi synon të rregullojë problemet afatshkurtra specifike të performancës, ndërsa zhvillimi shqetësohet për aftësitë e përgjithshme të punonjësve dhe jep rezultate në afatgjatë tek burimet njerëzore. Figura e mëposhtme tregon në mënyrë të qartë e të përmbledhur ndryshimet mes këtyre dy proceseve.

trajnimi vs zhvillimi

Teorikisht këto terma kuptohen dhe gjithçka duket mirë, por në praktikë mund të ketë një problem. Shkak për këtë është që trajnimi shpesh merret në një kuptim negativ. Punonjësit mund të presin mundësi për zhvillim por në fakt ato marrin trajnim, i cili mund të nënkuptojë që individi ka një problem që duhet rregulluar. Kështu disa punonjës mund ta marrin këtë zgjedhje si negative, të sikletshme apo edhe nënvlerësuese ndaj tyre. Ndërrimi i perceptimit është detyrë e vështirë që i takon menaxherëve ta kryejnë.

Një mënyrë e mirë për ta bërë këtë është duke rritur potencialin e përmirësimit përmes trajnimit, duke e bërë të ngjashëm këtë të fundit me zhvillimin. Pavarësisht programve që ndodhen në dokumentet tuaja, një tjetër hap është përdorimi i shkëmbyeshëm midis dy termave përpara punonjësve, pa bërë ndonjë diferencë mes njëra-tjetrës. Madje trajnimi mund të shihet si pjesë përbërëse e zhvillimit. Në mjedisin e sotëm që ndryshon në mënyrë kaq dinamike, programet e trajnimit sot janë bërë po aq të nevojshme sa ato të zhvillimit, për shkak se nëse biznesi nuk arrin të mbijetojë në afatshkurtër, nuk do të ketë fare periudhë afatgjatë për të mbledhur frytet e zhvillimit.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s