Start

10 rregulla për nisjen e një biznesi

Gijthëkush që ka krijuar një sipërmarrje dhe e ka kthyer atë në një biznes të suksesshëm, ka në kokë rregullat e tij të arta që e kanë ndihmuar gjatë rrugës. Është gjithmonë frytëdhënëse dhe shpesh frymëzuese për të tjerët që të dëgjojnë këshillat e më të sukseshmëve. Mark Cuban, një sipërmarrës i shumëfishtë e i suksesshëm, ka ndarë me ne ato që për të janë rregullat e arta për t’u patur parasysh në nisjen e një sipërmarrjeje.

  1. Mos e krijoni një sipërmarrje nëse aktivitetin e saj nuk e keni pasion, nëse nuk është diçka që e dashuroni, apo nëse nuk ka lidhje me ju.
  2. Në qoftë se keni menduar për një strategji shpëtimi në rast dështimi, atëherë nuk e keni pasion atë gjë.
  3. Punësoni njerëz që mendoni se do të punojnë me kënaqësi të madhe në kompaninë tuaj.
  4. Të ardhurat shërojnë gjithçka. Duhet të dini se në ç’mënyrë konkretisht kompania do të fitojë para dhe si do t’i realizojë ajo të ardhurat.
  5. Kuptoni kompetencat tuaja thelbësore dhe përqëndrohuni tek to. Paguajini mirë njerëzit që do të kryejnë detyrat kryesore, pasi duhet të bëni më të mirën aty. Ndërsa nëse buxheti nuk ju mjafton mund të sakrifikoni cilësinë në sektorët e tjerë të kompanisë, duke marrë punonjës që paguhen më pak.
  6. Pa zyra të mbyllura. Ambjentet e hapura të zyrave bëjnë që të gjithë punonjësit të jenë të sinkronizuar me gjithçka që ndodh në kompani. Nwse ndonjë punonjës ankohet se ka nevojë për privaci, tregojini derën e tualetit. Nuk duhet të ketë asgjë për të fshehur në startin e një biznesi.
  7. Për teknologjinë, përdorni ato që njihni. Nëse dini të përdorni Apple, atëherë përdoreni. Nëse ju pëlqen Windows, përdorni atë. Në fillimet e një kompanie nuk ka shumë punonjës, kështu që secili mund të përdorë atë që di, në mënyrë që të mos shtohen shpenzimet me trajnime të mëtejshme për këtë çështje.
  8. Mbajeni organizatën të sheshtë. Kjo do të thotë që komunikimi vertikal sipas hierarkisë të jetë minimal. Nëse keni menaxherë që i raportojnë një menaxheri tjetër që në hapat e parë të kompanisë, ka shumë mundësi që të dështoni.
  9. Mos nënkontraktoni firmë marrëdhëniesh publike (PR). Në hapat e para, kompania ka nevojë që të krijojë marrëdhënie personale me partnerët e saj. Pra, komunikoni vetë me personat që ju mendoni se janë të interesuar të dinë rreth jush. Gjejini emailin dhe prezantoni kompaninë.
  10. Kthejini detyrat e punonjësve në argëtim. Kini kujdes me stresin e tyre dhe shpërblejini ata për performancën. Në kompaninë time të parë, MicroSolutions, sa herë që kishim shitje rekord, unë u jepja kartmonedha 100 dollarëshe njerëzve të shitjes dhe të gjithë ishin të kënaqur nga kjo.

Një mendim mbi “10 rregulla për nisjen e një biznesi

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s