pergjimi

10 mënyra (të ligjshme) për të marrë informacion rreth konkurrentëve!

E keni pyetur ndonjëherë veten se cili do të jetë hapi i rradhës që konkurrentët tuaj do të marrin? Duhet ta bëni rregullisht. Tani që ju jeni duke lexuar këtë ata mund të jetë duke krijuar produkte të reja, duke planifikuar zgjerimin në tregje të reja, ose (nëse jeni me fat) mund të jenë në vështirësi të mëdha. Nëse do të kishit një përgjigje më të qartë, kjo do t’ju ndihmonte shumë. Ka disa mënyra për të marrë një informacion të tillë, por disa prej tyre si për shembull  spiunimi përmes punonjësve të infiltruar apo punësimi i disa hackersave janë të paligjshme.

Fatmirësisht ka edhe mënyra tërësisht të ligjshme që mund t’ju ndihmojnë të mësoni më tepër rreth konkurrentëve. Ato po i përmend më poshtë duke i ndarë në dy kategori.

MËNYRAT TRADICIONALE:

1. Lexoni gazetat dhe revistat ekonomike e të biznesit. Mund t’i shihni edhe në televizion lajmet e gazetave, por gazetat zakonisht përveçse i përfshijnë të gjitha lajmet e televizioneve, kanë edhe informacione që mund të mos jenë transmetuar fare në televizion. Ndërsa tek revistat ekonomike mund të gjeni artikuj me studime tregu, intervista me ndonjë nga konkurrentët tuaj, etj.

2. Vëzhgoni nga jashtë. Me anë të kësaj mënyre kuptohet vëzhgimi fizik i proceseve që konkurrentët bëjnë. Mund të qëndrojë dikush nga kompania juaj përpara dyqanit të konkurrentëve, pranë vendit ku ofrohet shërbimi, pranë zyrave, pranë qendrës së prodhimit, etj. E çfarë arrihet duke bërë këtë? I punësuari juaj duhet të numërojë, llogarisë apo të mbajë shënime për të gjitha lëvizjet e njerëzve dhe produkteve që sheh. Më pas këto të dhëna analizohen.

3. Bëhuni si klientë. Kjo është një metodë shumë e mirë dhe jo e ndërlikuar për të kontrolluar mënyrën e punës së konkurrentëve tuaj. Në varësi të industrisë që operoni, ju duhet të shtireni sikur jeni klientë i konkurrentëve tuaj dhe t’i bëni një vizitë në pikat e shitjes, të konsumoni shërbimin e tyre apo të telefononi kujdesin ndaj klientit. Kështu mund të mësoni taktikat e tyre mbi sjelljen me klientët.

4. Merrni pjesë nëpër panaire dhe prezantime. Shkoni gjithmonë nëpër evenimente që kanë të bëjnë me industrinë tuaj në përgjithësi, ose me ndonjë kompani të caktuar. Nëpër panaire apo prezantime do të keni mundësi të njiheni herë pas here me zhvillimet e reja të industrisë apo me produktet e reja që konkurrentët ofrojnë.

5. Kryeni studime të mirëfillta tregu. Kjo nënkupton kryerjen e anketave, pyetësorëve dhe të gjithë formave të tjera që mund të merrni informacion nga konsumatorët tuaj. Mos harroni se ju dhe konkurrentët tuaj keni konsumatorë të përbashkët. Mund të zhvilloni anketa rreth preferencave të konsumatorëve, duke shtyrë këta të fundit të përgjigjen edhe duke dhënë mendimin e tyre mbi konkurrentët tuaj. Por gjithmonë duhet patur kujdes me këto kërkime, sepse duhet të jenë sa më profesionale për të mos dhënë rezultate të gabuara, apo për të mos pyetur njerëzit e gabuar.

MËNYRAT E REJA:

6. Kërkoni në Google. Gjithmonë mund të gjeni informacion në Google rreth konkurrentëve. Sigurisht mund të gjeni ëebsite-in e tyre, kontaktet, punonjës të tyre, apo aktivitete të ndryshme ku ato janë përfshirë. Duhet patur kujdes gjithsesi të mos e merrni të mirëqenë çdo gjë që lexoni. Shiheni mirë burimin e informacionit.

7. Eksploroni në LinkedIn. Dihet tashmë që njerëzit kanë gjithnjë e më pak sekrete me internetin. Në rrjetin social LinkedIn, mund të gjeni profesionet e individëve, apo edhe të shkarkoni CV-të e tyre. Pra kërkoni për të gjetur drejtuesit dhe punonjësit e konkurrentëve në këtë rrjet.

8. Zbuloni nëpërmjet Facebook-ut. Nëse LinkedIn nuk është edhe shumë i përhapur mes shqiptarëve, Facebook patjetër që është. Monitoroni profilet e punonjësve apo menaxherëve të konkurrentëve, pasi ata do të bëjnë patjetër me miqtë e tyre edhe komente rreth punës. Mund të kuptoni shumë gjëra, që prej suksesit ditor të kompanisë, deri tek plane që i përkasin së ardhmes. Por përveç monitorimit të tyre, ju duhet të ndiqni edhe faqet e Facebook-ut të vetë kompanive konkurrente, ankesat që bëjnë njerëzit për to nëpër komente, etj.

9. Monitoroni njoftimet për punë. Duke parë se në çfarë pozicionesh janë duke punësuar konkurrentët, mund të kuptoni edhe planet e tyre. Gjithashtu shihni kërkesat që ato vendosin për një vend të caktuar pune, procedurat e aplikimit apo mund të jeni në gjendje të kuptoni nëse kompania ka ndërmend të zgjerojë aktivitetin.

10. Kërkoni ndihmë nga profesionistë. Sigurisht që ju brenda kompanisë tuaj mund t’i kryeni vetë me punonjësit të gjitha mënyrat e mësipërme. Por nëse informacioni që kërkoni të merrni është jetësor për firmën, atëherë është më mirë që të merrni një kompani të specializuar për kërkime. Bëni kujdes edhe në përzgjedhjen e saj. Nuk është e thënë të paguani shuma të mëdha për një shërbim të tillë. Mundohuni të gjeni një firmë të tillë bazuar në rekomandime të mira rreth aktivitetit të saj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s