james-gorman-joseph-maddalone

CEO i Morgan Stanley i jep një këshillë të ashpër 22 vjeçarit

A do të guxonit t’i dërgonit email drejtorit të përgjithshëm të një banke me fitim mbi 30 miliard dollarë në vit, për më tepër aty ku aplikoni për punë? Ja se çfarë përgjigje do të merrnit nëse përpiqeni të kaloni me katapultë shkallët hierarkike të një korporate të madhe.

Xhozef Madalone (Joseph Maddalone) është një 22 vjeçar i cili drejton firmën e tij të rekrutimeve Maddalone Global Strategies, por vendosi që të aplikonte për një poziocion pune në sektorin e shitjeve tek banka Morgan Stanley. Ai zhvilloi edhe fazën e parë të intervistimit për këtë pozicion.

Por ndërsa priste të njoftohej për fazën përfundimtare të intervistimit, Madalone vendosi t’i dërgonte një email prezantues CEO-së së bankës, Xhejms Gorman (James Gorman).

“I dërgova zotit Gorman një email ku i prezantova vetem time dhe i thashë se nëse do të punësohesha pranë Morgan Stanley, do të kisha shumë dëshirë ta takoja personalisht atë,” tha Madalone për Business Insider.

Këtë email ai e ka dërguar më datë 2 janar, në orën 3 të drekës.

“E dërgova emailin menjëherë pas Vitit të Ri sepse mendova që kështu do të rritej mundësia për të marrë një përgjigje prej tij. Nuk mendoj se i dërgohen shumë emaile Drejtorit të Përgjithshëm të Morgan Stanley gjatë dhe pas Vitit të Ri,” vazhdoi Madalone.

Ai kishte të drejtë që CEO do t’i përgjigjej,  madje kjo ndodhi që atë ditë vetëm se jo tamam ashtu si Madalone priste. Ja përgjigjia që morri:

“Të duhet të flasësh me skuadrën e rekrutimit, jo me mua. Kjo është arsyeja që kemi një skuadër rekrutimi! Dita e fundit përpara Vitit të Ri ishte e premtja. Nëse dëshiron të punosh në këtë industri përdor pak gjykimin dhe mos i kontakto CEO-të në fundjavat e Vitit të Ri.”

Madalone tha se aplikoi për vendin e punës në bankë pasi mendonte të hiqte dorë nga biznesi që drejtonte. Firma e tij fokusohet tek rekrutimi i profesionistëve të rinj në fushën e financës dhe teknologjisë. Nuk kanë qenë të lehta punët për të, ashtu siç nuk janë për asnjë sipërmarrës.

“Në fundin e vitit të parë të kompanisë, pas llogaritjes të të gjithë shpenzimeve, doli se kisha një fitim prej 8 dollarësh. Mendova me vete që ose jam i metë, ose nuk jam duke riskuar aq sa duhet në jetë.” tha Madalone.

Megjithë mërzitjen që i shkaktoi përgjigja e Gormanit, ajo mund ta ketë frymëzuar atë për të ngulmuar në jetën e tij si sipërmarrës dhe për të ecur me mirë në 2012.

Sigurisht secili mund të ketë pikëpamjen e tij rreth mënyrës se si u përgjigj CEO-ja i bankës ndaj emailit të 22 vjeçarit. Dikush mund të thotë që sjellja e tij ishte e gabuar dhe prej një mendjemadhi, por dikush tjetër mund të thotë që ai në fakt i dha Madalones një këshillë të vlefshme. Më poshtë janë edhe emailit origjinale. Cila do të ishte përgjigjia juaj po të ishit në vendin e drejtorit të bankës?

james-gorman-email

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s