reklamat online

5 arsye për të reklamuar biznesin tuaj online

Më poshtë gjeni disa nga arsyet kryesore përse ju duhet të mendoni që të reklamoni produktet apo shërbimet që kompania juaj ofron online, nëse nuk e keni bërë ende. Ose nëse kjo e fundit është e vërtetë, të bindeni që vendimi që keni marrë është me shumë mundësi i mirë.

1. Konkurrentët tuaj me shumë mundësi janë duke u reklamuar online.

Hapi parë drejt reklamimit online është krijimi i një website-i. Por edhe nëse biznesi juaj ka website-in e vetë, reklamimi nuk mund të mjaftohet me kaq. Konkurrentët tuaj përveçse kanë nga një website, mund të nxjerrin reklamat e tyre edhe nëpër faqe lajmesh, nëpër faqe ku listohen bizneset sipas kategorive, nëpër rrjetet sociale, etj. Prandaj është e rëndësishme që ju të mos mbeteni prapa por të reklamoni online, duke gjetur vendin më të përshtatshëm në internet.

2. Reklama online kushton më pak.

Sigurisht ka edhe çmime që një biznes i vogël nuk mund t’i përballojë për t’u reklamuar online, por në përgjithësi reklamimi online dhe marketingu në përgjithësi është më pak i kushtueshëm sesa format tradicionale të reklamimit si: TV, gazetat apo revistat. Disa website-e madje edhe ju japin mundësinë që të publikosh falas të dhënat e biznesit tuaj.

3. Interneti është shumë popullor.

Përdorimi i internetit po rritet me hapa gjigante edhe në Shqipëri. Tashmë atë e gjejmë jo vetëm në kompjuterat personalë por edhe nëpër telefonat celularë, madje edhe nëpër televizorë. Kompanitë që ofrojnë shërbimin dhe mënyrat e lidhjes janë të shumta, duke filluar që nga ato me kabëll tek ato pa kabëll, apo duke vazhduar me kompanitë celulare, rrjeti 3G, apo lokalet e shumta që ofrojnë internet falas në ambjentet e tyre. Interneti i përket së ardhmes.

4. Informacioni është i arritshëm nga e gjithë bota.

Shumë biznese mund të jenë të interesuara që të arrijnë edhe audiencë ndërkombëtare përmes një fushate marketingu. Kjo gjë arrihet me efiçencën më të madhe përmes internetit. Websitet-et kërkohen dhe klikohen nga kudo, pavarësisht vendit. Për bizneset shqiptare, një grup i rëndësishëm që mund të arrijnë në këtë mënyrë janë shqiptarët emigrantë që jetojnë jashtë vendit tonë, por që gjithsesi mund të jenë të interësuar për produkte dhe shërbime të ndryshme të ofruara nga bizneset shqiptare.

5. Informacioni mund të ndryshohet lehtë.

Një avantazh i madh i të reklamuarit online është fakti që këto reklama mund të ndryshohen shpejt dhe thjeshtë. Për shembull, nëse detajet apo kontaktet e produktit dhe biznesit ndryshojnë, është shumë e thjeshtë ndryshimi i tyre në kohë reale nga website-i, apo zëvendësimi i banerave të publikuara diku nëpër faqe të tjera. Kjo gjë është e pamundur në reklamën nëpërmjet fletëpalosjeve dhe çdo forme tjetër të informacionit të printuar.

Edhe 2 gjëra…

Për shkak të këtyre arsyeve të mësipërme por edhe të tjerave që mund të jenë të vlefshme për industri specifike biznesi, reklamimi dhe publiciteti online është një metodë marketingu që duhet marrë seriozisht nga bizneset pavarësisht madhësisë së tyre. Por duhet patur kujdes me targetimin e audiences së synuar në mënyrë që të arrihen rezultate sa më të larta. Pra, reklamoni produktet e femrave në faqe interneti që merren me botën e femrave dhe reklamoni produkte apo shërbime për meshkuj nëpër faqe sportive apo teknologjike.

Gjithashtu, është me rëndësi kontrolli i klikimeve që ju merrni përmes një reklamimi. Për këtë duhet të ketë një mekanizëm të vënë në dispozicion nga website-i në të cilin jeni duke reklamuar për t’ju thënë se sa shpesh është parë reklama juaj. Shpesh, numri i klikimeve është edhe vendimtar në vendosjen e çmimit që duhet të paguani për reklamën. Studimi i këtyre detajeve është i rëndësishëm po aq sa edhe vetë vendimi për të reklamuar online.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s