shperndarje

Problemet e bashkëpunimit me furnitorët

Dihet që bashkëpunimet dhe marrëdhëniet e mira me palë të treta janë jetësore për çdo biznes. Por ato marrëdhëniet që ndikojnë drejtpërdrejtë në produktin e kompanisë tuaj, janë më të rëndësishmet. Një nga grupet e interesit kryesorë që ndikojnë tek produkti përfundimtar, janë furnitorët. Në këtë shkrim të shkurtër, edhe si interesim i një lexuesi, do të përmend disa nga çështjet që duhen ditur patjetër kur vjen fjala tek zgjedhja dhe bashkëpunimi me një furnitori.

Furnitorët mund të jenë individë apo biznese që e furnizojnë organizatën me burime përdorimi si lëndët e para, pjesët e ndërrimit, fuqi punëtore, te cilat janë të nevojshme për prodhimin e produkteve dhe shërbimeve. Në shkëmbim të këtyre burimeve, furnitorët sigurisht që marrin shpërblime monetare të paguara nga biznesi të cilin furnizojnë.

Megjithëse në dukje interesi i një biznesi me furnitorët e tij është i përbashkët, ata kanë një luftë për përfitim ndërmjet tyre. Shpesh qëllimi i pazarit të furnitorëve është që të rrisin çmimet dhe të ulin cilësinë e produkteve që i shesin bizneseve të tjera. Këtë ata e bëjnë për të rritur fitimet e veta, por kur ndodh kjo, bizneseve që furnizohen prej tyre u ulet fitimi. Por sjellja e furnitorëve ndryshon sipas rëndësisë që ata kanë në treg. Sa më kapacitet të lartë furnizimi të ketë një furnitor, aq më shumë mund të ndikojë ai në industrinë që furnizon.

Një aspekt i rëndësishëm i punës së një menaxheri është pikërisht të gjejë dhe të përdorë burime furnizimi të besueshme dhe të bëjë marrëveshjen më fitimprurëse të mundshme për kompaninë e tij. Dy pyetje të rëndësishme rreth furnitorëve që përcaktojnë fuqinë e tyre mbi kompaninë janë:

  1. A është vetëm një furnitor në rajon, apo ka konkurrencë në treg?
  2. A janë lëndët e para që furnitori tregëton me rëndësi jetike për kompaninë?

Nëse ka shumë furnitorë që ofrojnë të njejtin produkt, atëherë ata janë në konkurrencë me njëri-tjetrin dhe do ta kenë të vështirë të jenë në pozita të favorshme për të na vendosur një çmim të lartë. Nëse furnitori është i vetëm, apo ka edhe një tjetër përveç tij, atëherë ne do të jemi të detyruar të pranojmë çmimin e ofruar prej tij. Situata jonë përkeqësohet ndjeshëm kur produkti me të cilin furnizohemi është jetësor për kompaninë tonë dhe nuk mund të zëvendësohet. Këto janë situatat që duhen menaxhuar me kujdes kur bëhet fjalë për marrëdhënien me furnitorët. Shpesh duket se ata janë bashkëpunues, por një menaxher i mirë e analizon gjithmonë situatën e tregut dhe se nëse një palë e tretë përfiton në kurriz të kompanisë së tij.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s