outsourcing

Të kuptojmë funksionimin e outsourcing

Çfarë është?

Megjithëse është e mundur të shpjegohet gjatë e gjatë, nuk ka ndonjë fjalë shqip që është përkthim i saktë i fjalës angleze outsourcing. Një përshtatje e përafërt do të ishte fjala nënkontraktim. Ajo çfarë outsourcing është, ka të bëjë me procesin kur një kompani përdor një palë të tretë për të kryer aktivitetet e nevojshme për biznesin e saj, por që nuk janë bërthama e biznesit. Duke nënkontraktuar palë të treta kompania ka mundësi të përqëndrojë të gjithë forcat e saj në detyrat thelbësore të biznesit. Për ta bërë më të kuptueshme po tregoj një shembull të thjeshtë. Imagjinoni një kompani birre. Aktiviteti thelbësor i saj është të prodhojë birrë në fabrikën e saj, por ama për të nxjerrë birrën në treg nevojiten edhe shishe, kanaçe, apo arka. Nëse kompania do të përdorte outsourcing, atëherë ajo do të nënkontraktonte një kompani tjetër e cila prodhon shishe boshe dhe një tjetër që prodhon arka të përmasave të ndryshme. Sigurisht që kompania e birrës do të paguante për këto materiale. Por sipas të gjitha gjasave, është më tepër fitimprurëse të veprojë kështu dhe të përqëndrohet vetëm tek prodhimi i birrës.

Përfitimet

Sipas disa statistikave nga Samiti Botëror i Outsourcing, përqindjet e arsyeve kryesore se pse kompanitë përdorin outsourcing janë si më poshtë:

36% – Ndihmon kompaninë të përqëndrohet në pjesën thelbësore të biznesit, duke mos shpenzuar energji në shumë aktivitete por duke u specializuar vetëm në aktivitetet më thelbësore të biznesit.

36% – Reduktohen kostot e përgjithshme, duke patur parasysh që çdo biznes ka një kosto më të ulët për produktet ku është më i specializuar dhe më të lartë nëse prodhon diçka në të cilën nuk është i specializuar. Investimet kapitale për makineri prodhuese shtesë shmangen.

13% – Cilësia e produkteve të prodhuara nga një palë tjetër e specializuar është më e mirë sesa po të prodhoheshin nga vetë kompania.

10% – Rritet shpejtësia me të cilën kompania i përgjigjet kërkesave të tregut, për shkak se nuk ka nevojë të merret me inventarë për çdo pjesë të produktit përfundimtar, por mjafton ta porosisë në një moment të dëshiruar.

4% – Shpejtohet inovacioni, duke qenë se palët e specializuara për një produkt të caktuar investojnë vazhdimisht drejt inovacionit.

1% – Ruhet kapitali i kompanisë, i cili mund të përdoret në mënyra të tjera.

Të marrim vendimet e duhura në lidhje me outsourcing.

Megjithëse në shumë raste outsourcing është zgjidhja më logjike dhe më fitimprurëse për një kompani, nuk është domosdoshmërisht kështu. Prandaj duhen patur parasysh disa çështje përpara se të merret një vendim për të bërë outsourcing:

  1. Duhet kuptuar nëse aktiviteti që mendohet të kryhet me outsourcing është një nga detyrat thelbësore të kompanisë. Në shumicën e rasteve është veprim i gabuar që të nënkontraktosh një palë të tretë për të kryer diçka që supozohet të krijojë avantazhin unik konkurrues të kompanisë.
  2. Duhet vlerësuar ndikimi i outsourcing tek financat e kompanisë. Përgjithësisht outsourcing ka kosto më të ulët (për shkak të ekonomisë së shkallës), rrit fleksibilitetin dhe produktivitetin e kompanisë dhe zvogëlon kohën që duhet për të arritur tek konsumatori përfundimtar. Megjithatë, duhet bërë gjithmonë një analizë e detajuar financiare për secilin prej këtyre elementëve.
  3. Duhen llogaritur avantazhet dhe kostot jo-financiare. Kjo nënkupton që menaxherët duhet të shohin të mirat që përfitojnë nëpërmjet outsourcing dhe risqet që vijnë prej këtij procesi. Ndërsa përfitimet u përmendën më lart, një prej riqeve kryesore është krijimi i një varësie të madhe nga një palë e tretë jashtë kompanisë. Kjo gjë mund të ndikojë në mungesën e kontrollit mbi gjithçka që ndodh me produktet e kompanisë dhe mund të kufizojë fleksibilitetin.
  4. Duhet patur kujdes në zgjedhjen e nënkontraktuesit. Kandidatët duhet të zgjidhen në sajë të shkallës së specializimit, efiçencës së treguar dhe aftësinë për të bashkëpunuar në biznes. Kontrata më ta duhet të përfshijë mënyra të qarta për matjen e performancës së palës së tretë.


Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s