inovacion

Një vështrim mbi inovacionin dhe sipërmarrjen.

Inovacioni është kusht për çdo lloj biznesi në mënyrë që ai të qëndrojë në treg e të ketë sukses të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm. Shpesh herë pronarët apo menaxherët e bizneseve habiten se pse shitjet bien apo pse kompania shkon gradualisht drejt falimentimit. Përgjigja në të shumtën e rasteve është: mungesa e inovacionit.

Mund të jetë krijuar një ide sikur vetëm bizneset që lidhen me sektorin teknologjik kanë nevojë për inovacion të shpeshtë, prezantim produktesh të reja, shpikje të papritura për konsumatorët, etj. Por në fakt nuk është kështu. Inovacion nuk quhen vetëm shpikjet teknologjike. Edhe ridizenjimi i një produkti ekzistues apo edhe paketimi në një mënyrë të ndryshme është inovacion. Në rastin e ofrimit të shërbimeve, inovacion është mënyra e sjelljes me klientët apo afatet e ofrimit të shërbimit. Në të dyja rastet, rritja e cilësisë së produktit të ofruar, mall apo shërbim qoftë, është gjithashtu inovacion.

Të qenit sipërmarrës nuk është kusht për të shpikur diçka të re, por shpesh të qenit shpikës të ndihmon për t’u bërë sipërmarrës. Kështu ka ndodhur me një sërë figurash të shquara që kanë krijuar produkte të reja: Alexander Graham Bell (shpiku telefonin), Thomas Edison (llambën elektrike), Steve Jobs dhe Bill Gates (kompjutera dhe programe), dhe shumë të tjerë. Të gjithë këta individë kanë përfituar nga shpikja e tyre për të bërë biznes. Dhe kjo pa dyshim është mëse normale. Sigurisht që është më mirë të jesh i zoti të shpikësh diçka si këta individë, por nëse provon shumë dhe nuk mundesh, nuk duhet të heqësh dorë nga dëshira për t’u bërë sipërmarrës. Çështja është se si mund të bëhet dikush sipërmarrës apo si mundet një menaxher të mbajë të qëndrueshëm biznesin, pa qenë i aftë të shpikë vetë produkte.

Për të qenë një individ inovator në çdo fushë, dikush duhet të ketë karakteristikat bazë të një sipërmarrësi. Ato karakteristika të cilat i mundësojnë një individi që të themelojë dhe të drejtojë një biznes edhe pa qenë shpikës. Ai duhet të ketë ide të shkëlqyera, duhet të jetë në gjendje të shohë mundësi që të tjerët nuk arrijnë t’i shohin dhe sigurisht të jetë i gatshëm të marrë përsipër një risk të caktuar. Duke patur këto karakteristika, një individ mund të fillojë një sipërmarrje duke bërë diferencën jo me inovacion në kuptimin e shpikjes së mirëfilltë, por inovacion në mënyrën e të menduarit, në mënyrën e sjelljes në biznes dhe në hartimin e strategjive të suksesit. Një individ i tillë, jo vetëm që ka mundësi të jetë një sipërmarrës i suksesshëm, por në një kohë të afërt do të jetë i gatshëm të punësojë shpikësa që do të punojnë për llogari të biznesit të tij.

2 mendime mbi “Një vështrim mbi inovacionin dhe sipërmarrjen.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s