secret-money

A duhet ta dinë punonjësit pagën e njëri-tjetrit?

Në vazhdim të logjikës së një postimi të mëparshëm mbi mënyrën se si duhen paguar punonjësit, po shkruaj diçka në lidhje me faktin nëse paga e punonjësve të ndryshëm duhet të jetë publike apo jo. Vitet e fundit ka pasur debate të mëdha mbi efiçencën dhe ligjshmërinë e rregullave konfidenciale të pagesës së punonjësve. Këto rregulla miratohen nga menaxherët dhe sipas tyre, punonjësit nuk duhet të flasin me të tjerët për pagën e tyre. Rreth një e treta e punëmarrësve amerikanë kanë rregulla të tilla, edhe pse sipas ligjeve federale ato duken të jenë përgjithësisht të jashtëligjshme.

Megjithëse e paligjshme, kjo praktikisht është e zbatueshme. Analizës së pyetjes “A duhet punonjësit të dinë pagat e njëri-tjetrit?”, duhet t’i përgjigjemi në dy këndvështrime. A është e lejueshme ndalimi i saj nga ana ligjore dhe se si është më mirë për vetë punonjësit dhe biznesin? Unë do të ndalem tek pjesa e dytë e pyetjes. Njohja e pagave të njëri-tjetrit, ka anët pozitive dhe negative.

Një ndër faktorët që sjell transparenca e pagave të punonjësve, mund të jetë një përkeqësim i marrëdhënieve midis tyre. Punonjësit do të ndjenin inat dhe xhelozi po të merrnin vesh se dikush, me pak a shumë të njëjtën punë, paguhet më mirë se ata. Në të njëjtën linjë, midis punonjësve do të krijohej pakënaqësi mbi metodën e përcaktimit të pagave. Pra, në përgjithësi, marrëdhëniet e punonjësve me njëri-tjetrin, por edhe me menaxherët, do të pësonin ftohje. Ndërkohë, në qoftë se punonjësit duke parë pagat e kolegëve do të vinin re ndonjë padrejtësi, kjo do të bënte që të humbisnin motivimin për të bërë një punë sa më produktive.

Nga ana tjetër, ka disa arsye të forta që më bëjnë të mendoj se për biznesin në tërësi është më mirë që punonjësit mund të deklarojnë hapur pagat e tyre. Duke ditur arsyet se përse dikush e ka pagën më të lartë, çdo punonjës shtyhet të përmirësohet. Secili prej tyre, duhet ta ketë të qartë se ata paguhen individualisht, prandaj ndryshimet në pagat e njëri-tjetrit janë normale. Ky është një sistem transparent dhe i strukturuar i nxitjes. Për mënyrën e përcaktimit të pagave individuale sa më të përshtatshme dhe të drejta, kam shkruar në këtë postim të mëparshëm. Një tjetër faktor i rëndësishëm ka të bëjë me mbrojtjen e grupeve të caktuara të punonjësve. Nëse pagat janë transparente, zvogëlohet mundësia për të patur diskriminime, sepse kjo do të dukej shumë hapur.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s