minimum-wage

Si duhen paguar punonjësit?

Ndërsa një menaxheri i duhet të vendosë mbi nivelin e pagave të punonjësve, ai duhet të marrë vendimin që pagat mos të jenë të njëjta për çdo punonjës. Pra, pagat duhet të jenë individuale. Nuk mund të shpërblehen njësoj, dikush që punon më shumë apo më mirë se dikush tjetër, për të njëjtën punë. Më poshtë do të përpiqem të sqaroj se si mund të vendoset një pagë individuale sa më e drejtë.

Vjetërsia apo performanca.

Një nga faktorët që ndikon në vendosjen e rrogave dhe pagave është vjetërsia apo jetëgjatësia në punë. Në pamje të parë kjo duket diçka e drejtë. Më shumë vite pune, më tepër eksperiencë. Eksperienca përmirëson cilësinë dhe kontributin individual në arritjen e objektivave organizacionale. Por nuk ndodh gjithmonë kështu. Shumë biznese në proçesin e zhvillimit, i duhet të aplikojnë teknologji të reja. Kështu, përvoja disa vjeçare me teknologjinë e vjetër, nuk hyn më në punë. Ndërsa, teknologjitë e reja, mund të mësohen shumë më mirë nga punonjës të rinj. Nga ana tjetër, metoda e pagesës sipas vjetërsisë në punë, do të sillte një mungesë motivimi tek punonjësit e rinj, që në fakt mund të punojnë më mirë sesa “të vjetrit”.

Një faktor tjetër për vendosjen e pagave është performanca në punë. Është e thjeshtë për t’u kuptuar thelbi i saj. Në qoftë se punonjësit bëjnë punën e tyre më mirë, paguhen më shumë. Kjo sjell motivim ndër ta dhe realizimi i kësaj metode krijon përfitime si tek bizneset, ashtu edhe tek punonjësit. Por si vlerësohet performanca? Vlerësimi i performancës mund të krahasohet me notat në universitet dhe ka disa metoda:

  • Metoda e vlerësimit objektiv, ku performanca e punonjësve bazohet tek diçka konkrete, për shembull: sa shitje kanë realizuar në një periudhë të caktuar kohe.
  • Metoda e vlerësimit subjektiv, ndryshe nga ajo objektive, përfshin në vlerësim edhe mendimin, ndoshta të njëanshëm, të supervizorit mbi punonjësin. Për këtë shkak, ka ligje që mbrojnë punonjësit nga vlerësimet bazuar në racë, fe, gjini, etj.
  • Vlerësimi 360 gradë, është një proçes përmes të cilit të gjithë punonjësit vlerësojnë njëri-tjetrin për performancën. Tradicionalisht, vlerësimi është bërë vetëm nga lart-poshtë, por gjithnjë e më shumë, ka filluar të zbatohet në masë vlerësimi ku edhe punonjësit e thjeshtë, vlerësojnë shefat e tyre.

 Që proçesi i vlerësimit të performancës, të jetë sa më i frytshëm, këto programe të vlerësimit duhen bërë me njëfarë shpeshtësie.

Orë pune apo produktiviteti.

Në vazhdim të përcaktimit të një page individuale për punonjësit, një menaxher duhet të vendosë nëse është më e përshtatshme pagesa sipas orëve të punës apo produktivitetit në punë. Paga sipas orëve është fikse dhe llogaritet duke shumëzuar numrin e orëve të punës, me pagesën për një orë. Në këtë mënyrë, në parim, nuk ka rëndësi nëse dikush për dy orë prodhon njëzetë njësi, ndërsa dikush tjetër pesë njësi. Ata duhet të paguhen njësoj për ato dy orë. Ky është problemi me këtë metodë.

Në SHBA, sipas statistikave të vitit 1984, kanë qenë rreth 92 milionë punonjës që përfitonin paga ose rroga. Prej tyre, 54 milionë paguheshin sipas orëve të punës. Metoda e pagesës është e lidhur ngushtë me llojin e punës. Për shembull, 80% e punonjësve part-time paguhen sipas orëve të punës, ndërsa vetëm 54% e atyre me kohë të plotë, paguhen me orë pune.

Metoda e pagesës sipas produktivitetit, në shumicën e rasteve është më efiçente. Kjo do të shmangte oravatjet në punë dhe do të shpërblente secilin punonjës sipas përpjekjeve individuale. Megjithatë, për profesione të ndryshme, këto dy metoda nuk mund të përdoren njësoj. Për shembull, një roje nate duhet të paguhet patjetër sipas orëve të punës dhe jo sipas parandalimit të vjedhjeve. Por nga ana tjetër, një rrobaqepës, duhet paguar sipas numrit të njësive të veshjeve që prodhon, në mënyrë që të jetë sa më efiçent.

Ndër këto që thashë më lart mbi mënyrën e përcaktimit të pagës, mendoj se është e rëndesishme të theksoj se performanca në punë, duhet të ketë peshën më të madhe. Mënyra e vlerësimit të saj duhet të jetë sa më profesionale, që të merren vendime të drejta dhe të shmangen pakënaqësitë midis punonjësve.

Një mendim mbi “Si duhen paguar punonjësit?

  1. une mendoj se punetoret qe punojne me shume duhet te paguhen me mire se te tjeret .kjo ndikon dhe ne motivimin e gjithe puntoreve e cila do rrisi dhe produktivitetin e punes

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s