leter-anonime

Reagimi i menaxherëve ndaj akuzave anonime.

Supozojmë se drejtori ekzekutiv i përgjithshëm i një organizate (CEO), ose një menaxher i lartë merr një ankesë anonime që i drejtohet një departamenti, punonjësi apo menaxheri më të ulët. Ka dy gjëra që ai mund të bëjë:

  1. Të mbledhë të gjithë departamentin e përfshirë në atë letër, të lexojë ankesën, dhe dhe të pyesë se si është puna.
  2. Ta arkivojë ankesën dhe të mos bëjë asgjë, por në vazhdimësi të mbajë njërin sy nga ai departament.

Rasti A është më i shpeshtë sesa B-ja, fatkeqësisht. Akuzat anonime duhen trajtuar me takt, kujdes dhe gjakftohtësi. Megjithatë, ka raste kur CEO duhet patjetër të takojë personalisht personin të cilit i drejtohet akuza. Këto raste janë kur bëhet fjalë për ngacmime seksuale, diskriminim, probleme sigurie në punë, apo ushtrim dhune. E theksoj: Personalisht. Nuk duhet në asnjë mënyrë që të delegohet një detyrë e tillë nëpër hierarkinë e organizatës, sepse kështu lajmi do të përhapej shumë dhe edhe nëse nuk do të ishte i vërtetë do të përkeqësonte situatën, dhe do të ishte burim thashethemesh midis punonjësve të tjerë. Dhe ky mund të jetë në fakt edhe qëllimi i vetëm i shkruesit anonim. Por nëse ankesa anonime nuk bën fjalë për çështje të ndjeshme si ato që përmenda më lart, atëherë është më mirë të kalohet në qetësi. Madje një CEO, duhet të trajnojë edhe menaxherët e tjerë që të veprojnë në të njëjtën mënyrë. Ja përse:

  • Nëse dikush nuk e firmos një akuzë, ka më shumë mundësi që dërguesi të ketë një hatërmbetje apo zili personale, sesa një çështje  serioze të organizatës. Një reagim ndaj një akuze të tillë edhe nga menaxherët e lartë, vetëm do të shtonte këtë frymë armiqësie në organizatë. Për të bërë një krahasim, vetëm kujtoni se çfarë pasojash solli letra anonime e shkruar për arsye peronale nga Jovan Bregu, tek teatri “Pallati 176”.
  • Principi tjetër është që gjithmonë duhet të kemi parasysh të njihemi me versionin e plotë të historisë. Në çdo histori përfshihet më shumë se një këndvështrim. Kështu një CEO nuk ka pse i del në krahë një shkruesi anonim. Aftësia për tu përmbajtur në çështje të tilla, pavarësisht se sa tundohesh të përfshihesh në to, tregon një karakteristikë bazë maturie, të një menaxheri efektiv. Kur merr një letër të tillë, qetësohu dhe mendo. Mjafton të monitorosh personin apo departamentin e përfshirë në akuzë, dhe do të kuptosh nëse ka vërtet ndonjë gjë që nuk shkon.
  • Tundimi për të reaguar menjëherë duhet ekzaminuar. Nëse je një menaxher apo një CEO, kur analizon një rast të tillë duhet të dalësh për një copë herë nga posti që ke, dhe ta shohësh situatën nga këndvështrimi vetjak. Pyete veten se çfarë tregon nevoja për të reaguar, rreth mënyrës se si ti ndjehesh për ato individë të përfshirë në këtë çështje. Cili është qëndrimi yt i vërtetë? Mund të zbulosh mendime dhe ndikime për të cilat as vetë nuk ke qenë i ndërgjegjshëm.
  • Një reagim ndaj akuzës, i bërë sepse nuk gjen mënyrë tjetër veprimi, të bën të dukesh joefektiv dhe i paqëndrueshëm në sytë e vartësve apo supervizorëve të tu.
  • Së fundmi, një reagim i tepruar ndaj një forme anonime komunikimi tregon mungesë besimi drejt punonjësve. Nuk mundet që mendimi yt mbi sjelljen e tyre, të ndikohet nga një akuzë anonime. Dhe nëse reagon në mënyrë publike, atëherë ata do të binden që ti nuk tregohesh besnik ndaj tyre. Dhe së shpejti, punonjëit mund të ta kthejnë këtë ‘nder’.

Sigurisht që nëse mesazhi është anonim për shkak të një kulture jofunksionale organizative, për shembull nëse ndalohet çdo lloj feedbacku kritik, atëherë mund të ketë një problem të vërtetë, përballë të cilit duhet reaguar. Edhe në këtë rast, reagimi duhet të jetë i mirëmenduar, dhe i vënë në jetë pas një reflektimi mbi të gjithë faktorët e asaj akuze dhe atij problemi. Ajo që mund të bëhet për të lehtësuar këtë proçes, është që organizata duhet përfshijë një çështje të tillë në programet e trajnimit për menaxherët e saj të ardhshëm. Në këtë mënyrë, ata nuk do të gjenden në befasi përballë situatave të tilla, dhe do të dinë se si të përballen me to.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s