Rëndësia dhe vlera e markës

Çfarë është?

Marka (apo siç njihet nga anglishtja “Brand”) është identiteti i një biznesi, produkti, apo shërbimi. Gabimisht mund të mendohet se marka është thjesht një emër, por nuk është kështu. Në karakteristikat e markës, përveç emrit bëjnë pjesë edhe shenja dalluese, simbole unike, kombinim ngjyrash, lloj shkrimi, apo një sllogan i caktuar. Ndërkohë që me kalimin e kohës, kuptimi i markës po evoluon duke përfshirë edhe personalitetin e një produkti apo biznesi dhe mënyrën e perceptimit të tij nga konsumatorët. Markat mund të mbrohen ligjërisht. Në këtë rast krijohet një Markë e Regjistruar (Trademark) dhe zotëruesi fiton të drejtën për ta përdorur vetëm ai atë markë, dhe çdokush tjetër që kopjon markën e tij, përballet me problemet ligjore.

Rëndësia e markës.

Shkurtimisht u mundova më lart të shpjegoj kuptimin më të gjerë të markës, por megjithatë për rëndësinë konkrete të saj do të flas tani. Për të kuptuar këtë, duhet ta shikojmë këtë çështje nga dy këndvështrime : nga konsumatorët dhe nga prodhuesit. Për konsumatorët, një markë është e rëndësishme sepse tregon nivelin e besimit, të cilësisë, dhe të riskut. Pra shkurt, konsumatorët priren që të blejnë diçka të provuar më parë dhe që nga e cila nuk janë zhgënjyer.  Përveç kësaj, marka i jep konsumatorit një informacion mbi vetë produktin. Nga ana e prodhuesit, një markë e suksesshme dhe e pëlqyer nga klientët kthehet në një avantazh konkurrues, dhe në një burim të ardhurash. Gjithashtu, lehtësia e njohjes së një marke nga klientët ndihmon në bashkëpunimin me palë të treta, siç mund të jenë ndërmjetësit (rishitësit). Në fund të fundit, vetë fakti që marka është një mjet identifikimi, i jep asaj një rëndësi të jashtëzakonshme. Nëse një biznes apo produkt identifikohet si i suksesshëm atëherë mundësitë e tij në treg janë të mëdha. Një biznesi me markë të fuqishme,  mund t’i digjet fabrika, t’i shkatërrohen të gjitha asetet e prekshme, por do ta ketë të lehtë për tu ringritur për shkak se konsumatorët do ta kërkojnë atë markë në treg.Logos

Si duhet të jetë një markë?

Ka disa karakteristika që një markë duhet të plotësojë që të jetë e suksesshme:

  1. Duhet të mbahet mend lehtë. Një emër marke duhet të jetë sa më i thjeshtë për të shkuar dhe për të ngelur në mendjen e konsumatorëve. Jo vetëm emri, por edhe simbolet, logot dhe slloganet e një biznesi apo produkti duhet të jenë sa më thjesht të fiksueshme. Që të jetë kështu, duhet patjetër që emri i markës të jetë edhe i lehtë për tu shqiptuar.
  2. Duhet të ketë kuptim. Marka duhet të tregojë një informacion të përgjithshëm për atë produkt. Një karakteristikë, detaj, apo cilësi që vetëm ai produkt e ka, dhe që e dallon nga të tjerët. Marka duhet të bëjë që një produkt të njihet. Në raste të ndryshme, marka duhet të tregojë grupin e targetuar të klientëve apo qëllimin e përdorimit të një produkti.
  3. Duhet të pëlqehet. Nëse të gjithë përbërësit e një marke nuk janë të lidhura bukur me njëri-tjetrin, atëherë marka rrezikon të mos pëlqehet nga konsumatorët në treg. Shenjat, mënyra e paketimit dhe gjithçka, duhet të realizohen në mënyrë të tillë që të tërheqin klientët.
  4. Duhet të përshtatet. Nëse je një kompani apo një produkt me ambicje të mëdha, duhet të synosh një treg ndërkombëtar. Prandaj, duhet të mendosh që marka duhet të ketë të njëjtin efekt të suksesshëm në shtete dhe kultura të ndryshme, përfshirë edhe mundësinë e përkthimit në gjuhë të ndryshme. Për të realizuar këtë, duhet bërë një studim i kulturave kryesore të tregjeve botërore.
  5. Duhet të jetë e mbrojtshme. Marka që do të krijohet duhet të jetë legjitime për tu regjistruar dhe për tu mbrojtur ligjërisht.Një patentë, krijon avantazh konkurrues, dhe bën që vlera e markës të rritet.
Logot dhe slloganet.

Një logo e markës mund të ketë ose jo lidhje me emrin e biznesit apo produktit. Mund të jetë një shkronjë, disa iniciale, një simbol, apo një figurë abstrakte. Në rastin e kompanisë ‘Apple’, edhe logoja e saj është një mollë, ose në logon e kompanisë ‘Ford’, i gjithë emri është pjesë e logos. Por nuk  ka pse logoja të ketë patjetër lidhje me emrin që të jetë e suksesshme. Marrim këtu shembullin e ‘Mercedes-Benz’, ku ylli me tre cepa nuk ka asnjë lidhje me emrin e kompanisë, apo me industrinë e automobilave. Megjithatë, kjo logo është ndër më të vlerësuarat dhe të njohurat në të gjithë botën. Logoja duhet të plotësojë të gjitha karakteristikat që përmenda më lart për të patur një markë të kompletuar. Ajo duhet të jetë atraktive, të mbahet mend, të tregojë diçka për produktin, etj. Logoja e ‘Nike’ është ndër më të njohurat sot. Është aq e thjeshtë, por me një vlerë të jashtëzakonshme. Ajo transmeton besim, kënaqësi dhe vlerësim.

MercedesNikeapple

 

Slloganet janë fraza të shkurtra, që shpesh japin një informacion bazë për kompaninë. Ato e shoqërojnë produktin gjatë gjithë kohës – në marketing, në reklama, apo edhe në paketim. Kur një sllogan bëhet shumë i suksesshëm dhe i njohur, është e pamundur ta ndërrosh me një tjetër. “Just do it” (Thjesht bëje) i kompanisë ‘Nike’ është një sllogan i tillë. Ai është bërë pjesë e kompanië dhe është kthyer në një sinonim të vetë emrit të markës. Për të mos u lënë pas dore është edhe një nga markat absolutisht më me vlerë në botë ‘Coca-Cola’ me slloganin e saj “Always Coca-Cola” (Gjithmonë Coca-Cola). Kuptimi i këtij sllogani nuk mendoj se ka nevojë për shpjegim.

Si arrihet rritja e vlerës së markës?

Sigurisht që kjo është pyetja që mundon të gjithë menaxherët dhe drejtuesit e kompanive më të mëdha anë e mbanë botës. Ka mendime që reklamat e shpeshta e bëjnë një markë të vlerësuar, por kjo nuk është shumë e saktë. Reklamat e bëjnë një markë të njohur, por jo të suksesshme. Është diçka tjetër që tregon nëse një markë do të jetë e suksesshme apo jo: Koha. Duhet një kohë relativisht e gjatë për të krijuar një emër të mira marke, por vetëm disa orë për ta shkatërruar atë. Nuk do të ndalem në këtë shkrim tek strategjitë që mund të ndiqen për të rritur vlerën e markës përgjatë kohës, por faktorët kryesorë lidhen me dhënien e besimit, kënaqësisë dhe cilësisë tek klientët. Duhet arritur që një klient të mos ketë asnjë arsye të ndërrojë produktin tonë, me një tjetër. Për shembull, nuk mund të imagjinohet që një klient i Harley Davidson që të blejë një motorr të një marke tjetër. Nuk kanë arsye pse. Një rregull i artë që duhet përmbushur nëse do që vlera e markës së kompanisë tënde të rritet është: Duhet të japësh vlerë, që të vlerësohesh.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s