Pse i duhet një organizate Kodi i Etikës?

Një kod etike është një dokument thelbësor për çdo organizatë dhe sidomos bizneset, pasi çështjet e etikës mund të çojnë kompanitë drejt problemeve me konsumatorët, me organizatat partnere apo me autoritetet qeveritare. Krijimi i një kodi etike thjeshtëzon vendim-marrjen në të gjithë nivelet e organizatës duke zvogëluar ambiguitetin dhe relativitetin e pikëpamjeve individuale mbi standardet e etikës.

Qëllimi

Kodi i etikës i jep drejtim të gjitha vendimeve menaxheriale, duke krijuar kështu bazament nga ku vendimet ngrejnë themelet. Kjo ndihmon gjithashtu në kuptimin e kufizimeve që organizata ka në lidhje me veten apo me grupet e interesit (stakeholders). Një kod etike zyrtar dhe i komunikuar siç duhet mund ta mbrojë kompaninë edhe nga ana ligjore apo e reputacionit në rastin kur një punonjës i saj shkel një standard etik.

Shtrirja

Kodet e etikës mund të mbulojnë çdo sektor dhe çdo nivel të një organizate, që nga drejtuesit më të lartë deri tek punonjësit e thjeshtë. Standardet etike në nivel korporate duhet të jenë të përgjithshëm, me terma idealiste dhe të komunikojnë vizionin e etikës në të gjithë organizatën me një dokument të vetëm. Ndërsa standardet etike që mbulojnë njësi të veçanta biznesi mund të jenë më të përveçme, duke marrë parasysh faktorët gjeografik, kulturorë, llojin e industrisë, etj. Kodet etike brenda një departamenti janë akoma më shumë specifikë, duke u bazuar tek eksperiencat dhe kërkesat e brendshme të një departamenti.

Procedura

Kodet etike janë të thjeshtë për t’u hartuar nga një drejtues organizate edhe pa ndihmën e askujt tjetër, por nëse drejtuesi vepron kështu, ka shumë mundësi që ai kod me atë set standardesh të dështojë dhe të mos e përmbushë qëllimin për të cilin u krijua. Përfshirja e niveleve të ndryshme të punonjësve në hartimin e kodit është mënyra më e mirë për t’u siguruar që ai do të mirëpritet nga e gjithë organizata. Rishikimi i kodit herë pas here në varësi të ndryshimeve të industrisë apo mjedisit ligjor, është i këshillueshëm.

Trajnimi dhe Nxitja

Çështjet etike janë jetësore në mjedisin e biznesit sot dhe kompanitë e zgjuara japin maksimumin për ta bërë një kod etike të përshtatshëm dhe për të komunikuar rëndësinë e tij tek punonjësit. Një mënyrë për të rritur efektivitetin e kodit të etikës është duke zbatuar programe specifike trajnimi për këtë çështje. Nga këto programe duhet të përfitojnë edhe punonjësit aktual, edhe të sapoardhurit. Punonjësit mund të nxiten për të zbatuar rregullat e kodit edhe duke përcaktuar shpërblime në lidhje me sjelljen e tyre etike.

Vëmendje

Kodet e etikës marrin një rëndësi shtesë dhe ndërlikohen kur bëhet fjalë për mjedisin ndërkombëtar. Standardet etike ndryshojnë shumë midis vendeve dhe rajoneve, kështu që njerëzit e biznesit duhet të jenë të mirëinformuar për shumicën e standardeve etike të kulturave të ndryshme. Kodi i kompanisë mund të parashikojë kompromise në lidhje me standardet etike të vendeve të ndryshme, ose të qëndrojë i njëjtë për të gjithë vendet.

Arsyet për të patur një kod etike në çdo lloj organizate janë shumë më bindëse sesa alternativa për ta drejtuar organizatën pa një të tillë.

Shkruar nga David Ingram, pronar biznesi dhe autor i publikimeve të ndryshme biznesi.

About these ads

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s