Si të lehtësohet hapja e një biznesi të ri?

Sipërmarrja e një biznesi të ri është shpesh realizimi i një ideje që lind brenda 1 sekondi, ndërsa herë të tjera është një vendim i stërmenduar dhe i planifikuar deri në detajet më të vogla të funksionimit të biznesit. Vështirësitë me të cilat përballet që sipërmarrës i ri janë të shumta, duke filluar nga çështjet financiare dhe konkurrentët, deri tek ligjet dhe rregulloret e ndryshme të tregut. Në këtë postim, do të tregoj disa kushte të cilat e thjeshtëzojnë në maksimum hapjen dhe drejtimin e një biznesi të ri nga një individ i thjeshtë:

  • Biznesi nuk duhet të varet vetëm nga puna e sipërmarrësit në mënyrë që të rritet. Kjo ka të bëjë me jetën personale të sipërmarrësit, duke menduar që është e rëndëishme që nga puna e tepërt të mos lihet mënjanë familja, miqtë dhe gjërat që i pëlqejnë vërtet të bëjë një drejtuesi biznesi. Shkurt, një biznes i ri, duhet të sigurojë kohë të lirë për sipërmarrësin.
  • Duhet të jetë një produkt apo shërbim niche (qoshe e veçantë e tregut ku oferta mund të mos jetë e plotë), ose të ketë një kërkesë të lartë për një çmim të ulët.
  • Biznesi duhet të mbështetet në kostot variabël, ku llogaritë e shpenzimeve të bëhen në përpjestim të drejtë me të ardhurat. Kjo gjë e bën më të thjeshtë drejtimin e një biznesi nga një individ pa përvojë në këtë fushë, ndryshe nga ç’do ishte nëse do të përfshiheshin shpenzime fikse të punonjësve apo orëve të punës së makinerive. Duke patur kosto fikse sa më të ulëta, investimi fillestar ka mundësi të mbulohet në një kohë shumë të shkurtër nga fitimet.
  • Produkti që do të hidhet në treg nuk duhet të jetë një artikull i modës për arsyen e pamundësisë për të konkurruar me ofruesit që tashmë e kanë bërë atë artikull të modës.
  • Baza ligjore dhe rregullatore për produktin e ri nuk duhet të jetë nën shënjestrën e ndryshimeve, në mënyrë që biznesi i ri të mos përballet me probleme ligjore në të ardhmen.
  • Mënyra më e thjeshtë për të drejtuar dhe nisur një biznes të ri është që të mos kesh të bësh me inventarë, magazinime, furnitorë dhe shpërndarje. Ofrimi i një shërbimi është gjithmonë një biznes më i thjeshtë.
  • Së fundi, ideja për një biznes të ri nuk duhet të ketë kosto të larta, por kjo fatkeqësisht do të thotë gjithashtu që edhe konkurrentët mund të hyjnë në treg me po aq lehtësi (barriera hyrjeje të pakta).

Këto janë disa këshilla që mund të merren parasysh nga individë pa përvojë në fushën e binzesit, që kërkojnë të hapin dhe të drejtojnë vetë një biznes të tyrin. Sa për statistikë, sipas një studimi të kryer nga David Birch në SHBA, 50% e sipërmarrjeve të reja dështojnë brenda 5 viteve të para të jetës së tyre. Megjithë këto kritere të mësipërme, ka gjithmonë përjashtime. Një biznes i ri, mund të mos plotësojë asnjë nga këto kritere dhe përsëri të jetë i suksesshëm. Pasioni, idetë e shkëlqyera dhe motivimi i sipërmarrësit mbeten gjithmonë faktorët kryesorë që ndikojnë në suksesin e biznesit.

Një mendim mbi “Si të lehtësohet hapja e një biznesi të ri?

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s