Për një menaxhim sa më të natyrshëm të ndryshimeve

Ndryshimi është një fenomen i padiskutueshëm në çdo aspekt të jetës së çdokujt. Ndonjëherë ndryshimi vjen nga koha, ndonjëherë jemi vetë ne që ndryshojmë. Natyra ndryshon, të tjerët ndryshojnë, mendimet, pikëpamjet dhe njohuritë tona ndryshojnë. Jo vetëm që të gjitha këto ndryshojnë, por duket se ndryshimet bëhen gjithnjë e më të shpeshta.

Këto ndryshime patjetër që prekin edhe bizneset dhe krijojnë nevojën që të menaxhohen sa më mirë. Ndryshimi mund të përjetohet me frikë apo stres nga një kompani, por duhet patur parasysh që nga një ndryshim mund të dalësh i humbur, por edhe i fituar. Është pikërisht detyra e drejtuesve të kompanisë që të menaxhojnë proceset e ndryshimit, në mënyrë që të përfitojnë prej tyre. Një nga elementët më të rëndëishëm për të patur sukses në këtë detyrë është që të menaxhojnë emocionet që një ndryshim mund të krijojë, duke bërë që stresi mos të shkatërrojë gjithçka. Më poshtë po jap disa këshilla për një menaxhim sa më të mirë të ndryshimit nga drejtuesit e një biznesi:

  1. Etiketoje si një “tranzicion”. Shumica e ndryshimeve që mund të ndodhin në jetë apo biznes nuk janë revolucionare. Shpesh ata thjesht janë një gjendje e mesme midis të shkuarës dhe të ardhmes tënde, ku si rezultat diçka ndryshon. Pra, nuk është mirë të vendoset theksi tek procesi i ndryshimit, por tek ai i tranzicionit. Këtë periudhë tranzicioni përdore për të rifokusuar të ardhmen tënde.
  2. Mbaj afër njerëz që mund të të “sjellin në vete” kur të kesh nevojë. Të gjithë kalojmë periudha të vështira. Mbështetja tek njerëzit e duhur është çelësi i kalimit me sukses të këtyre periudhave. Këta njerëz mund të jenë kolegë, punonjës, miq, familjarë, e rëndësishme është besimi që ke tek ta. Ata duhet të jenë të aftë të të kujtojnë se cili je ti në të vërtet, se çfarë ti mund të arrish dhe të nxjerrin në pah vlerat dhe njeriun brenda teje.
  3. Mos u shqetëso nga emocionet. Është normale të përfshihesh nga emocione të ndryshme gjatë një periudhe ndryshimi, ose siç e thamë më lart, tranzicioni. Sa më tepër ta shohësh si një gjë të gabuar të ndjerit të mërzitur apo të stresuar, aq më tepër do të të duhet të luftosh dhe aq më tepër energji do të shpenzosh më kot. Lërja kohën e tyre edhe emocioneve negative krahas atyre pozitive. Në fund të tranzicionit do të largohen të gjitha.
  4. Ji optimist. Ndërkohë që optimizmi ndihmon njerëzit në çdo proces të jetës, në çaste krizash frytet e tij janë akoma më tepër të ndjeshme. Rezultatet e disa studimeve kanë treguar se optimistët shërohen më shpejt prej sëmundjeve të rënda, jetojnë më gjatë dhe e shijojnë jetën më tepër.
  5. Bëhu më i fortë. Siç ka thënë edhe Niçe, “Çfarë nuk na vret, na bën më të fortë!”. Nëse je duke përjetuar një ndryshim të rëndësishëm në jetën apo kompaninë tënde, përgatitu dhe merr masat e nevojshme që në fund të tranzicionit, ti të dalësh më i fortë se përpara tij.

Në aspektin menaxherial, kompania duhet të ketë gati planet e krizave dhe të daljes nga krizat. Ndryshimet e pritura në mjedisin e brendshëm dhe të jashtëm të kompanisë duhet të analizohen dhe të krijohen plane për të përfituar prej tyre. Për shembull, një ndryshimi të pritur teknologjik është mirë t’i paraprihet ndoshta edhe duke planifikuar në buxhet shpenzime të caktuara për fushën e teknologjise. Ndryshime të tjera mund të prekin levizje të kërkesës, shtim apo pakësim të konkurrencës, etj. E rëndësishme që edhe ndryshimi më i parëndësishëm të planifikohet në mënyrë që të shmangen surprizat e pakëndshme dhe të arrihet një tranzicion i natyrshëm që do të forcojë pozicionin e kompanisë në fund të këtij procesi.

About these ads

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s